Tuchel e konfirmon, Chelsea i interesuar në yllin e Dortmundit

Futboll

Tuchel e konfirmon, Chelsea i interesuar në yllin e Dortmundit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:36
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel e ka konfirmuar që Chelsea është i interesuar në sulmuesin Erling Haaland, duke shtuar që ka kontakte të vazhdueshme me yllin e Borussia Dortmundit.

Erling Haaland momentalisht është njëri nga prospektet më të mirë në futbollin evropian, që nga transferimi i tij nga RB Salzburgu te Borussia Dortmund, përcjell KosovaPress.

Ylli norvegjez ka shënuar 70 gola në 69 paraqitje që prej se iu bashkua Dortmundit në janar të vitit 2020, dhe tani është duke tërhequr vëmendje nga shumë klube të mëdha evropiane, ndër to edhe kampioni i Evropës Chelsea.

Tuchel tani e ka konfirmuar që Haaland ka qenë pjesë e disa bisedimeve brenda krerëve të klubit dhe që klubi i tij ka shprehur interesim drejt sulmuesit 21 vjeçar.

“Ne kemi folur për Erling Haaland disa herë, duke përfshirë këtu edhe gjatë afatit kalimtar të transferimeve. Por më pas nuk dukej zgjidhje reale pasi që ishte e kushtueshme”, tha Tuchel për “SportBild”.

“Ne kemi folur për atë rregullisht, sepse ai është një lojtar fantastik dhe sigurisht figura kryesore e Borussia Dortmundit, i cili është një rival i madh i joni në Ligën e Kampionëve”, shtoi trajneri gjerman.

Skuadra londineze transferoi Romelu Lukakun nga Interi, por pavarësisht kësaj Tuchel nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen t’i ketë të dy sulmuesit në formacion.

“Po mendoni dy yje në sulm, me Lukaku dhe Haaland? Mund të flasim për atë. Nuk mendoj që jemi ende shumë serioz rreth kësaj situate, por do ta shohim gjatë javëve në vazhdim”, tha Tuchel.

Shumë klube evropiane si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Manchester United kanë shprehur interesim në Erling Haaland, i cili ka kontratë aktuale me Dortmundin deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat