Pochettino: Do të përmirësohen më tepër

Futboll

Pochettino: Do të përmirësohen më tepër

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:07
Pochettino: Do të përmirësohen më tepër

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka lavdëruar sulmuesit e tij, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe pas paraqitjes së tyre brilante në fitoren 3-2 kundër RB Leipzig në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

PSG vulosi fitoren e tyre të dytë në grupe, duke triumfuar të martën mbrëma kundër RB Leipzig në Parc de Princes.

Mbappe shënoi golin e parë të skuadrës së tij, ndërsa dy gola të Messit vulosën fitoren në një ndeshje të vështirë për parisienët.

Pas lojës, Pochettino bëri nderime për dy nga lojtarët e tij kryesorë, duke përshëndetur aftësinë e tyre të jashtëzakonshme.

“Mendoj se ka pasur momente shumë të mira mes tyre, dhe ne po vërejmë se po përmirësohemi dhe kjo është pjesë e të kuptuarit që ata po zbulojnë mes tyre me kalimin e kohës”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.

“Unë jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen më tepër, gjithçka do të funksionojë shumë më mirë”.

“Por, është e vërtetë se talenti në skuadrën tonë është i lehtë. Lojtarë si Leo Messi, Kylian Mbappe dhe sot Julian Draxler, të cilët janë më sulmuesit, kanë talent të madh dhe është e qartë se këto lidhje ndodhin”, përfundoi argjetinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat