Sirena të përsëritura në hotel

Futboll

Sirena të përsëritura në hotel

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:17
Sirena të përsëritura në hotel

Skuadra e Atalantës ka kaluar një natë të pakëndshme në Mançester ku pritet që të përballen me Junajtidin në mbrëmje në orën 21:00, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions-it.

Sipas asaj që zbulon bashkëshortja e fantazistit të skuadrës bergamaske, Malinovski me anë të një “Story” në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” ajo tregon se ka qenë një natë pa gjumë për skuadrën teksa disa të persona të paidentifikuar kanë hapur disa herë sirenat për të lënë zikaltërit pa gjumë në prag të ndeshjes së rëndësishme të Champions-it:

“Natë ferri në Mançester! Gjatë gjithë natës u ndez me fuqi të plotë 5 herë sirena. Ndodhi pikërisht kur ekipi mbërriti dhe vetëm natën.

A mendoni se kjo ishte thjesht një aksident? Jo, nuk e besoj.

Nga një pritje e ‘ngrohtë’ në një natë të tmerrshme. Shpresoj që tifozët tanë të mbështesin ekipin edhe në Bergamo dhe shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë papritur edhe në Itali ndaj ekipit të Junajtid".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat