Icardi do të jetë një nga emrat e “nxehtë”

Futboll

Icardi do të jetë një nga emrat e “nxehtë”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:45
Icardi do të jetë një nga emrat e “nxehtë”

Mauro Icardi do të jetë një nga emrat e “nxehtë” në merkaton e dimrit, pasi të gjitha rrugët të çojnë te një largim i mundshëm i argjentinasit nga PSG.

Me ardhjen e Messit, futbollisti ka parë sesi rëndësia e tij brenda ekipit është zvogëluar ndjeshëm dhe së bashku me situatën e tij të vështirë personale kërkon një ndryshim.

Juventusi është kandidati kryesor për të marrë shërbimet e tij, pasi që nga largimi i Ronaldos ata nuk kanë ende një emër me peshë për të udhëhequr sulmin.

PSG është e vetëdijshme se është e pamundur të rikuperosh 50 milion eurot e investuara për të dhe do ta lehtësonte ndjeshëm largimin e tij që të shpëtonte nga rroga neta prej 7.3 milion eurosh që merr sulmuesi.

Nga Torino kanë mbajtur kontaktet me klubi francez dhe gjithçka duket se do të shkojë drejt një marrëveshje  i cila do të mbyllë këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat