Solskjaer shpjegon situatën e Van de Beek

Futboll

Solskjaer shpjegon situatën e Van de Beek

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:51
Ole Gunnar Solskjaer dhe Donny Van de Beek

Mesfushori Donny Van de Beek qëndroi sërish në stol me Manchester Unitedin që mposhti Atalantan, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer insiston se futbollisti është duke bërë gjithçka në rregull.

24-vjeçari është një ndër futbollistët më të palumtur te Man United, ku shikoi fitoren e “Djajve të Kuq” nga stoli.

Van de Beek nisi vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon, duke u zëvendësuar pas 45 minutave në humbjen ndaj Young Boys.

Sidoqoftë, tekniku norvegjez thotë se Van de Beek është duke ia dal mirë dhe shpreson që të këtë shansin që të luajë.

“Donny është ende duke punuar shumë, për momentin e ka të vështirë. E kuptojë se është i zemëruar, zhgënjyer, por vazhdon çdo ditë stërvitjet me buzëqeshje”.

“E di që nuk është i lumtur, por punon shumë dhe është top profesionistë. Ai e di që ndonjëherë kështu është futbolli dhe për momentin nuk është duke luajtur, por nuk e lejon vetën poshtë”.

I pyetur specifikisht pse Van de Beek nuk është duke luajtur, Soslkjaer tha: “Nuk mund të shoh për secilin lojtarë, por nëse sheh skuadrën mendova se paraqitja ishte e mirë, ka disa lojtarë të mirë që luajnë me të”.

“Ai vazhdon të stërvitet mirë dhe me pëlqen që e kam këtu dhe shpresoj që të këtë shansin e tij”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Van de Beek është i lidhur me largimin nga afati kalimtar i janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat