Fati i keq përndjek Chelsea-n

Futboll

Fati i keq përndjek Chelsea-n

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:44
Fati i keq përndjek Chelsea-n

Fitorja me shifrat 4-0 në Champions League ndaj suedezëve të Malmo kishte pasoja të rënda për Chelsea-n që në suksesin ndaj nordikëve humbi dy sulmuesit e saj kryesorë për shkaqe dëmtimi.

Romelu Lukaku dhe Timo Werner ishin vërtetë të pafat në këtë duel pasi të dy sulmuesit që e nisën ndeshjen si titullarë u zëvendësuan brenda fraksionit të parë të lojës.

Lukaku u dëmtua në momentin që fitoi penalltinë që solli golin e dytë të Chelsea-t pas ekzekutimit të Jorginhos duke u zëvendësuar menjëherë, ndërkohë që gjermani Werner la fushën pak para pushimit mes dy pjesëve.

Shkalla e dëmtimit të të dy futbollistëve nuk është përcaktuar ende megjithatë sipas deklaratave të Tuchel për Lukakun nuk ka asgjë serioze dhe do të kthehet në dispozicion të skuadrës pas disa ditësh kështu që mund të humbasë vetëm 2 ndeshjet e radhës, ndërkohë që Werner ka pësuar një lëndim në muskulin e gjurit dhe gjithashtu do të ketë nevojë për disa ditë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat