Alba pritet që të transferohet në Manchester United

Futboll

Alba pritet që të transferohet në Manchester United

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:50
Alba pritet që të transferohet në Manchester United

Manchester United pritet që ta transferojë futbollistin e Barcelonës, Jordi Alba.

Lajmi konfirmohet nga “El Nacional” e cila raporton se mbrojtësi spanjoll i krahut të pritet që të transferohet në “Old Traford”.

Skuadra katalunase është e gatshme ta lirojë Alban nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme.

Ai po luan rregullisht në “Camp Nou”, por shkaku i financave mbrojtësi i Spanjës mund të lirohet nga Barcelona.

Alba ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Barçën.

32-vjeçari këtë edicion ka luajtur katër ndeshje në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve. Në të dyja garat ka asistuar nga një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat