Buffon: Nuk mendoj për daljen në pension

Futboll

Buffon: Nuk mendoj për daljen në pension

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:18
Buffon: Nuk mendoj për daljen në pension

Gigi Buffon nuk ka limite. Pas largimit nga Juventusi dhe rikthimit te Parma, Gigi duket se ka gjetur rininë e dytë, pasi po kalon një moment majft të mirë.

Italiani ka konfirmuar se as nuk po e mendon për momentin “pensionimin” dhe se ndjehet si 10 apo 15 vjet më parë.

“Unë nuk mendoj për daljen në pension dhe po tregohem i sinqertë, në kuptimin që, veçanërisht  në një vit e gjysëm apo dy të fundit, po kaloj një gjendje të mirë fizike dhe mendore.

Fusha dhe stërvitja janë të lehta për mua, sic kam bërë në 10 apo 15 vjet më parë”, është shprehur Buffon në një intervistë për Prime Video transmetuar para ndeshjes së Juventusit në Champions League ndaj Zenitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat