Chelsea afër rinovimit me qendërmbrojtësin

Futboll

Chelsea afër rinovimit me qendërmbrojtësin

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Chelsea po vazhdon të mendojë për disa rinovime të lojtarëve, përfshirë këtu edhe dy mbrojtës.

Chelsea ka qenë në bisedime të vazhdueshme me dy mbrojtësit, Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger për rinovimin e kontratave.

Me Rudiger klubi ka hasur në vështirësi pasi gjermani ka kërkuar një shumë tejet të lartë, dhe ka lënë mundësinë hapur për ndonjë lëvizje tek ndonjë klub tjetër, gjersa sa i përket të ardhmes së mbrojtësit danez, klubi është pranë konfirmimit të rinovimit të tij, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Chelsea po planifikon të përfundojë gjithçka së shpejti për të njoftuar zgjatjen e kontratës së Andreas Christensen, pasi marrëveshja verbale është arritur javë më parë dhe klauzolat përfundimtare të rregullohen dhe më pas do të jetë zyrtare.

“Është vetëm “çështje kohe” për të përgatitur dokumentet dhe nënshkruar – Andreas gjithmonë donte të qëndronte”, ka përfunduar Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat