Van de Beek mund të largohet nga Manchester United

Futboll

Van de Beek mund të largohet nga Manchester United

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:36
Donny van de Beek

Mesfushori holandez si duket nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushori i Manchester United Donny van de Beek mund të largohet nga gjigandi anglez këtë afat dimëror të transferimeve, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Që prej transferimit nga skuadra e Ajax, Van de Beek nuk është duke kaluar nëpër momente të mira te “Djajtë e Kuq”, pasi që nuk është duke pasur minutazhë të mirë të lojës nga trajneri Solskjaer.

Kohëve të fundit kanë qarkulluar spekulime se ylli holandez mund të rikthehet te skuadra e Ajax, por këto lajme janë demantuar nga të dy skuadrat, si ajo e Manchester United por edhe Ajax.

Por, sipas raportimeve nga Romano, ekziston mundësia shumë e madhe që Van de Beek të largohet nga “Old Trafford” kur të hapet afati dimëror i transferimeve.

Donny van de Beek u transferua nga skuadra e Ajax te Manchester United në shtator të vitit 2020, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 39 paraqitje për gjigandin anglez, duke regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat