Salah, pasuesi i Mbappes

Futboll

Salah, pasuesi i Mbappes

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:11
Salah, pasuesi i Mbappes

Mohamed Salah shihet nga PSG-ja si pasuesi ideal i Kylian Mbappe.

Kërkesat e fundit e Mohamed Salah drejt Liverpoolit për një pagë prej 500.000 euro në javë, ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës.

Redsat nuk duan t’ia plotësojnë atij këto kërkesa dhe nuk përjashtohet largimi nga Anfield.

Salah ka alternativa tjera nëse Liverpooli përfundimisht i thotë jo rinovimit me 500 mijë euro në javë, atë e do Paris Saint Germanin.

Sipas Todo Fichajes, PSG dëshiron shërbimet e anësorit për ta zëvendësuar Kylian Mbappen.

Francezi ka mundësi të largohet për Real Madridin, e që Salah ka të gjithë potencialin për ta zëvendësuar.

Salah nuk do ta ketë të vështirë për të gjetur një destinacion të ri gjatë verës, duke e ditur është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij, epitet që e ka fituar natyrisht, falë paraqitjeve mbresëlënëse në Angli me Redsat ku ka fituar Premierligën e Champions Leaguen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat