Po të ishte Gjimshiti

Futboll

Po të ishte Gjimshiti

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:23
Po të ishte Gjimshiti

Atalanta ka bërë një paraqitje me dy fytyra ndaj Manchester United. Ekipi italian po kryesonte 0-2 në transfertë, por djajtë e kuq arritën që ta përmbysnin në shifrat 3-2.

E gjitha kjo falë mungesave të rëndësishme të italianëve. Jo pak, por 5 të tilla. Mes të tjerash dallonte mungesa e Toloit dhe Gjimshitit në prapavijë që do të ishin me fanellë titullari.

Për këtë arsye Calciomercato ka vlerësuar Atalantën pavarësisht humbjes: “Cristiano Ronaldo e kishte të lehtë, por me Gjimshitin dhe Toloin në fushë…

Gjithsesi, nuk janë shumë ekipe që mund të shënojnë dy gola në Old Trafford”, shkruhet në vlerësim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat