Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë lojtarin

Futboll

Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë lojtarin

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:27
Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë lojtarin

Vijon gjykimi i çështjes “Valbuena”, që nisi të mërkurën, në fund të të cilit do të merret vendimi për Karim Benzemanë, që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë ka shantazhuar ish-shokun e skuadrës në përfaqësuesen franceze se do t’i publikoheshin videot intime.

Prokurori i çështjes kërkon 10 muaj burg me kusht dhe 75 000 euro gjobë për Benzeman.

Në Francë, ky lloj dënimi bëhet efektiv nëse të akuzuarit dënohen përsëri, kështu që sipas prokurorisë, sulmuesi i Realit të Madridit do të lirohej.

I konsideruar si organizatori i çështjes, prokurori kërkon 4 vjet burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Zouaoui dhe 18 muaj burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh për Axel Angot, i cili është autori i vjedhjes së videos nga telefoni i prishur i Valbuenas.

Prokurori kërkon që shoku “besnik” i Karim Benzemas, Karim Zenati, të dënohet me dy vjet burg dhe një gjobë prej 5 000 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat