Vashat e Kombëtares A nuk e përballojnë dot Belgjikën 

Futboll

Vashat e Kombëtares A nuk e përballojnë dot Belgjikën 

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:20
Vashat e Kombëtares A nuk e përballojnë dot Belgjikën 

Futbollistet e Kombëtares A në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Australia&Zelanda e Re 2023”, kundër Belgjikës nuk arritën të rezistojnë, duke pësuar humbje të thellë, 7:0.

Qysh në minutën e 3-të Dardanet pësuan gol nga Vanhaevermaet, e cila shënoi edhe në minutën e 36-të të kësaj pjese.

Vashat tona sikur u hutuan dhe nuk arrinin assesi të ngjeshnin radhët as në mbrojtje e as të organizojnë ndonjë sulm.

Në minutën e 9-të Cayman shënoi për 2:0, ndërsa Wullaert në minutën e 16-ta arrin të ngritë rezultatin në 3:0. Sulmet e belegeve nuk ndalonin për asnjë çast dhe në minutën de 28-të De Gaingny, shënoi për 4:0, derisa më pas Vanhaevermaet shënoi për shifrat 5:0.

Në minutën e 42-të, Shala pengohet në zonë nga Wullaert, ndërkaq gjyqtarja kroate Krumer tregon në pikën e bardhë, por Blerta Shala nuk realizoi nga penalltia. Hiq më mirë për Kombëtaren tonë nuk filloi as pjesa e dytë pasi që në minutën e 51-të shënon Tessa Wullaert për 6:0. Në vazhdim Dardanet përpiqeshin të organizojnë ndonjë sulm por pa sukses.

Belget vazhdimisht sulmonin dhe në minutën 69-të Wullaert shënoi për rezultatin 7:0, që ishte edhe epilogu i këtij takimi. Pas ndeshjes përzgjedhësja Afërdita Fazlija u shpreh: “E kam pritur një ndeshje të vështirë kundër Belgjikës që ka cilësi, por realisht nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola. Definitivisht sot reparti i mbrojtjes nuk ka funksionuar, përkundër asaj që ishim me pesë mbrojtëse. Dita jo e mirë e repartit të mbrojtjes na i vështirësoi gjërat. Nuk e di që kemi pësuar gola më të lehtë se sa sot.

Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë tutje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”

Ndeshjen e sotme nga afër e ndoqi edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj. Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon më 26 tetor kundër Armenisë. Kosova renditet e parafundit në grup, pasi ka marrë vetëm një pikë edhe atë nga Shqipëria, ndërkaq ka humbur nga Norvegjia dhe sonte nga Belgjika që llogariten favorite të grupit bashkë me Poloninë.

Belgjika – Kosova 7:0
Stadiumi “Den Dreef” Leuven
Shikues: 3.000
Gjyqtarë:Jelena Krumer, Gordana Katushiç, Barbara Vidoviç e Jelena Pejkoviç(CRO)
Shënues: Vanhaevermaet(3, 36), Cayman(9), Wullaert (16, 51 e 69), De Gaingny (28)
K.V.: Vangheuve e Bel. e Limani e Kos.
Belgjika: Evared, Vangheluwe(Deloose), Biesmans(Tison), Tyslak, Phitjens(Illano), Cayman(Blom), Vanhaaeverman, Teulings(Van Vede), Wiljima s, De Caigny, Wullaert e
Kosova: Kolegeci, Misini(Ramaj), Hisenaj, Syla, A. Gashi(Ejupi), Kryeziu,Memetu, Halilaj(Smaili), Shala(Grajçevci), Biçkaj e Reçica(Limani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat