I nxirë në fytyrë pas turpit të madh

Futboll

I nxirë në fytyrë pas turpit të madh

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:22
I nxirë në fytyrë pas turpit të madh

Humbja e turpshme historike për José Mourinhon, e bujshmja 6-1 e pësuar sonte ndaj Bodos/Glimt në Conference League, ne Norvegji, ka irrituar jashte mase tifozerine verdhekuqe.

Special One, qe e nisi ndeshjen duke dhene autografe dhe duke dale ne foto me tifozet, ne fund ishte i nxire ne fytyre…

“Përgjegjësia është e imja – thotë tekniku për Sky – Kam vendosur të luaj me këtë ekip. E bëra me qëllime të mira, per tu dhene mundesine per te luajtur atyre qe punojne shume dhe nuk luajne aq shume.

Me skuadren qe kemi, me te gjitha ndeshjet qe duhet te luajme doja te pushoja ata qe luajne gjithmone. Ne nje fushe me bar artificial dhe me këtë klimë vendosa t’i lë shumë të pushojnë, humbëm kundër një ekipi që ka më shumë cilësi se ne. Në nivelin e formacionit fillestar, ata kishin më shumë cilësi se ne”.

A e keni nënvlerësuar konkurrencën?
“Nuk mund te luash gjithmonë me të njëjtët lojtarë, por edhe keshtu është një rrezik i madh, sepse ne kemi një ndryshim të rëndësishëm midis një grupi lojtarësh dhe një grupi tjetër. Vendosa, në fazën e grupeve, t’i bëj këto ndryshime. I dija kufijtë nga lojtarët e mi, nuk është asgjë e re, por padyshim që prisja një përgjigje më të mirë. Përgjegjësia mbetet e imja”

“Unë kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, kam qenë i sinqertë me të gjithë dhe ndoshta nuk mund të jem me ju, përpiqem të flas në intimitetin e nje familje e bukur, shume e forte ne nivelin e empatise dhe miqesise. Nuk e kam fshehur kurre, e dija qe kisha nje skuader me shume limite. Nje gje eshte skuadra me 12-13 lojtare, tjeter jane te tjeret. Tani askush nuk do më pyese më pse luajnë gjithmonë me te njejtet”.

Nuk mund të gaboni me Napolin.
Nuk mund të gabosh kurrë, ky është futbolli. Skuadra jonë fillestare po luan mirë, ata merituan më shumë pikë se ne në ligë, por ata gjithmonë kanë një mentalitet të mirë dhe të dielën ne gjithmonë do të shkojmë në fushë me këtë mentalitet. Natyrisht me peshë, pas një disfate historike”.

Nuk kishit pesuar kurre gjashte gola…

“Po, por nuk ka rëndësi se çfarë ndjej. Nuk është aq shumë për mua, është më shumë për djemtë.”

Po sikur pronari Friedkins t’ju kërkonte një shpjegim?
“Një shpjegim normal, me gjëra që i kam thënë tashmë privatisht, edhe para 6-1, nuk është ky rezultat që më bën të them diçka që e kam thënë brenda, që nuk kam dashur ta them kurrë publikisht dhe që do ta them sa më privatisht të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat