Alves: Kisha vendosur tërheqjen

Futboll

Alves: Kisha vendosur tërheqjen

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:18
Alves: Kisha vendosur tërheqjen

Verën e kaluar deklaroi tërheqjen nga futbolli.

Më pas mbrojtësi portugez Bruno Alves ndryshoi mendim dhe zgjodhi të transferohej në atdheun e tij, ku nënshkroi për skuadrën e Familiciaos.

Në një intervistë për mediat portugeze, mbrojtësi 39-vjeçar ka zbuluar se pikërisht një telefonatë e Cristiano Ronaldos ka bërë që ai të ndryshojë mendim dhe të vijojë me futbollin e luajtur.

“Kisha vendosur të tërhiqem, por më pas më telefonoi Ronaldo dhe më tha se isha ende në formë të mirë fizike, ndaj nuk kisha arsye ta lë futbollin. E nëse e thotë Ronaldo…”, u shpreh portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat