Mema: Monitorojmë ҫdo element të talentuar

Futboll

Mema: Monitorojmë ҫdo element të talentuar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:59
Mema: Monitorojmë ҫdo element të talentuar

Departamenti Teknik në FSHF ka filluar këtë javë seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale me datëlindjet 2008, 2009 dhe 2010. Seleksionimet do të zhvillohen në tetë Zyrat Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të evidentuar elementët cilësorë në këto grupmosha dhe më pas për të vazhduar përgatitjet ҫdo fillim jave me stafet teknike që ka Përfaqësuese Rajonale për ekipet U-13, U-14 dhe U-15.

Seleksionimi për elementët më cilësorë të këtyre skuadrave ka filluar me Zyrën Rajonale të Elbasanit, ku ishin të pranishëm Sulejman Mema, specialist pranë Drejtorisë Teknike në FSHF, Armand Dama, trajneri Kombëtares U-15, Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-18 si edhe trajnerët e ekipeve Përfaqësuese Rajonale të Elbasanit, Eriol Merxha, Egert Kuci, Marsid Dushku, Muhamerr Dosti dhe Bujar Gogunja.

Në seleksionime ishin të pranishëm 141 lojtarë, respektisht 46 futbollistë të datëlindjes 2008, 58 futbollistë të datëlindjes 2009 dhe 37 futbollistë të datëlindjes 2010. Për fshf.org, Sulejman Mema, u shpreh se organizimi i Përfaqësueseve Rajonale është shumë i rëndësishëm për të mbajtur nën monitorim të gjithë elementët cilësorë nëpër Shqipëri dhe për të bërë përzgjedhjen më të mirë për ekipt Kombëtare.

“Kemi ardhur në Elbasan, ashtu si ҫdo vit, për Ekipet Përfaqësuese Rajonale që fillojnë organizimin në fillim sezoni për të përzgjedhur elementët më të mirë për skuadrat U-13, U-14 dhe U-15. Qëllimi jonë është të evidentojmë lojtarët e datëlindjeve 2008, 2009 dhe 2010. Këtë vit shtohen datëlindjet 2008 sepse datëlindjet 2007 shkojnë te ekipet Kombëtare më lart. Nga vjet në këtë vit ka progres te lojtarët që kemi evidentuar.

Shpresoj shumë që edhe këtë vit puna të shkoj mirë në Turneun e Përfaqësuese Rajonale që bëhet në muajin dhjetor, ku Elbasani shkon luan në Fier, të jetë në ato parametra që kanë qënë në vitin e kaluar. Do të ndjehem mirë që Elbasani shumë shpejt të marri atë pamjen që ka pasur, flas për skuadrën e parë që është në kategoritë inferjore, duke parë që është qytet i traditës në futbollin shqiptar dhe gjithmonë na ka furnizuar me element të mirë”, u shpreh Sulejman Mema, specialist pranë Departamentit Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Seleksionimet kanë filluar edhe në Zyrën Rajonale të Korҫës për grupmoshën nën 14 vjeҫ dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë e Shkodër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat