Arsenal shënon edhe golin e tretë ndaj Aston Villës

Futboll

Arsenal shënon edhe golin e tretë ndaj Aston Villës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Arsenal është duke e demoluar skuadrën e Aston Villës, në duelin që janë duke e zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë.

Thomas Partey i dha i pari avantazhin londinezëve me golin e realizuar në minutën e 23-të, gjersa në minutën shtesë londinezët ngritën avantazhin prej dy golave me anë të Aubameyang i cili realizoi nga penalltia.

“Gunners” e kanë nisur furishëm edhe pjesën e dytë dhe tashmë kanë realizuar edhe golin e tretë të ndeshjes.

Emile Smith Rowe ka realizuar golin e tretë pas një kundërsulmi fantastik, i cili mori një top të mirë nga Aubameyang i cili e asistoi anglezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat