Shkëmbi: Nuk ndryshojnë objektivat

Futboll

Shkëmbi: Nuk ndryshojnë objektivat

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:25
Shkëmbi: Nuk ndryshojnë objektivat

Humbja 6-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër është cilësuar si një incident nga ana e trajneri Blendi Shkëmbi, që në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Skënderbeut, bën thirrje që të tijtë të reagojnë dhe të rikthehen te fitorja.

Sa e vështirë është të motivosh skuadrën pas një humbjeje si ajo ndaj Vllaznisë?

Ishte një humbje që nuk e prisnim, me shumë gola, por për pjesën e motivimit nuk duhej të ishte dhe të jetë problem, pasi ne kemi një grup që nuk mund t’ia lejojë vetes të gabojë dy herë rresht.

Do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin, Skënderbeu vërtetë është në vendet e fundit, pro në fushën e tij dhe me kundërshtarë të fortë, ka treguar se mund të hapë probleme. Megjithatë kemi marrë masat për të bërë maksimumin.

A ndryshojnë objektivat e Dinamos pas humbjes me Vllazninë?

Ne ishim duke bërë shumë mirë deri para ndeshjes me Vllazninë, pasi kishim luajtur mirë ndaj të gjithë rivalëve dhe nuk kishim humbur asnjë ndeshje. Jam kundër asaj që të ndryshojmë objektivat pas një humbjeje, aq më tepër që jemi vetëm në javën e pestë dhe ka ende shumë garë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat