Courtois: Është gjithmonë bukur kur përballesh me më të mirët

Futboll

Courtois: Është gjithmonë bukur kur përballesh me më të mirët

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:23
Courtois: Është gjithmonë bukur kur përballesh me më të mirët

Ditën e dielë do të luhet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit. Një takim që pritet me padurim nga tifozeritë por edhe vetë protagonistët.

Klasikja mes dy skuadrave spanjolle do të zhvillohet në “Camp Nou” ku priten një numër i madh spektatorësh.

Portieri i Realit, Thibaut Courtois, ka folur për supersfidën me Barcelonën, ku është shprehur se është gjithmonë mirë të luhen ndeshje të tilla, dhe me rikthimin e tifozëve në stadium.

“Clasico është një nga ndeshjet më të ndjekura në botë. Jemi shumë të lumtur që tifozët janë kthyer në stadiume. Kjo e bën më speciale sfidën. Do të jetë një ndeshje intensive, me rivalitet, përplasje në fushë”, shprehet Courtois.

Gardiani i “blankos” ka diçka për të dhënë edhe për rivalin e tij më të madh në fushën e lojës, për Lionel Messin, i cili nuk është pjesë e Barçës.

“Ne duam të luajmë kundër Messit. Është gjithmonë e bukur kur përballesh me më të mirët. Mbaj mend një ndeshje në vitin tim të parë këtu në të cilin ai nuk luajti dhe ne humbëm 5-1. Nuk dua ta kujtoj, por kështu ka ndodhur. Barça ka cilësi, yje të rinj, Ansu Fati, Pedri. Do të jetë një ndeshje e madhe sepse ata kanë ekip cilësor”, përfundoi portieri belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat