Gjilani lider, Feronikeli fundoset 

Futboll

Gjilani lider, Feronikeli fundoset 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 14:58
Ismet Munishi

Gjilani i Ismet Munishi arkëton tre pikë dhe merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen e javës së 11-të.

Tre pikë që peshojnë shumë për Gjilanin, ndërsa “Nikli” është në krizë të thellë të rezultateve, duke pësuar humbjen e tretë rresht. 

Në minutën e 64-të, Halili kryeson brenda zonës dhe Blerim Krasniqi shumë mirë e godet me kokë topin duke shënuar për fitoren 1:0.

Gjilani kryeson me 20 pikë, ndërsa Feronikeli është në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat