Inzaghin nuk e tremb Juventusi

Futboll

Inzaghin nuk e tremb Juventusi

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:27
Inzaghin nuk e tremb Juventusi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit, kundër Juves:

“Allegri mendon se Interi është skuadra më e mirë në Itali? Jam shumë i kënaqur që e thotë këtë trajneri, të cilin e respektoj aq shumë. Unë mund të them qartë të njëjtën gjë për Napolin, Milan, Juve, Roma dhe Lazio. Do të jetë një kampionat shumë emocionues dhe Interi do të dëshirojë të jetë protagonist.

Do të përpiqet të bëjë më të mirën. Nesër do të jetë një sfidë shumë emocionuese, më e rëndësishme se tri pikët në lojë. Unë kam folur shumë me djemtë pas disfatës ndaj Lazios, sepse u zhgënjyen dhe u hidhëruan nga humbja 2-1. Ne kishim nevojë për një shpagim të menjëhershëm. Të martën luajtëm një ndeshje (ndaj Sheriff Tiraspol) që nuk ishte aspak e lehtë, po luanim kundër një ekipi shumë të organizuar.

Juventusi? Një ndeshje si kjo shkon përtej tri pikëve, Juve është një rival historik. E dimë vlerën e ndeshjes, do të shprehim futbollin tonë të zakonshëm dhe të jemi të balancuar. Juve është një ekip që vjen nga rezultate shumë të mira, duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe. Para Lazios kishim humbur vetëm ndaj Real Madridit, duke luajtur shumë mirë. Ne barazuam në Genoa, ku i luajtëm 20 minuta me një lojtar më pak. Humbja në ‘Olimpico’ na ngadalësoi, por skuadra është e vetëdijshme për potencialin që ka”.

Më tej, trajneri zikaltër u pyet për Juventusin pa CR7: “Ne të gjithë e njohim Ronaldon. Ai është një lojtar i madh, por Juve ka shumë lojtarë që mund të na dëmtojnë. Unë jam duke menduar për Morata dhe Dybala, që do të kthehen. Duelet kokë më kokë janë shumë të rëndësishme, përtej pikëve. Vidal luajti ndeshjen që prisja ndaj Sheriff, ashtu si Gagliardini kundër Lazios. Po përpiqem t’i rikuperoj të gjithë lojtarët. Calhanoglu dhe Sensi bënë mirë në stërvitje, i vetmi i padisponueshëm do të jetë Correa.

Deklaratat e Bonucci? Nuk kam dëgjuar apo lexuar asgjë në orët e fundit. Jam përqendruar te ndeshja ndaj Juventusit. Shqetësimi i vetëm është si të përballojmë këtë kundërshtar me vlerë të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat