Bayern thyen rekord në Bundesliga

Futboll

Bayern thyen rekord në Bundesliga

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Bayerni regjistroi fitoren e radhës në Bundesliga, duke fituar me rezultat të pastër 4-0 ndaj Hoffenheim, në kuadër të xhiros së nëntë.

Golat për ‘bavarezët’ u realizuan nga Gnabry, Lewandowski, Chupo-Moting dhe Coman.

Me katër golat e sotëm, Bayerni tashmë ka vendosur një rekord historik në Bundesliga.

Kampionët tani kanë realizuar 33 gola pas nëntë paraqitjeve të para të sezonit të ri në Bundesliga, që është një rekord i të gjitha kohërave në futbollin gjerman në kuadër të ligës.

Bayerni ka një mesatare prej 3.6 golave të shënuara për ndeshje këtë sezon në Bundesliga.

Ndërkohë ‘bavarezët’ kanë realizuar 61 gola pas 14 paraqitjeve të para nën Julien Nagelsmann në të gjitha garat këtë sezon.

Me këtë fitore të sotme, Bayern kryeson në tabelë me 22 pikë të mbledhura, një më shumë se skuadra e Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat