Alarmon tifozët, trajneri shpjegon

Futboll

Alarmon tifozët, trajneri shpjegon

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:48
Alarmon tifozët, trajneri shpjegon

Armando Broja sot ka qenë përsëri protagonist për Sauthempton, duke shënuar gol në ndeshjen e tij të dytë si titullar, ashtu si në të parën në javën e kaluar.

Sulmuesi kuqezi shënoi në barazimin 2-2 të skuadrës së tij, por në minutat e fundit u largua nga fusha e lojës pas një dëmtimi që pësoi.

Tifozët u shqetësuan kur lojtari u ul dhe vendosi menjëherë një qese me akull në këmbë pasi u sistemua në stol, me stafin mjekësor që vrapoi ta ndihmonte. Por trajneri Ralf Hasenhutl ka minimizuar gjithçka pas duelit.

“A është Broja në rregull? Shpresoj që po. Për fat të mirë nuk duket diçka e rëndë. Mendoj se do t’i duhen pak ditë për të rikuperuar. Por gjithësi ai nuk lejohet të luajë të martën, ndaj jemi në rregull. Por padyshim që është një lojtar i rrezikshëm për ne, po ndihmon skuadrën tonë”, deklaroi Hasenhutl pas këtij dueli.

Trajneri i referohej faktit se sulmuesi shqiptar nuk mund të luajë të martën në Kupën e Ligës, pasi Sauthempton përballet me Çelsin, që zotëron kartonin e tij. Rregulloret në Angli nuk lejojnë që një lojtar të luajë kundër klubit që e ka dhënë në huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat