Sot derbi i madh, Barcelona - Real Madrid

Futboll

Sot derbi i madh, Barcelona - Real Madrid

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 00:02
Sot derbi i madh, Barcelona - Real Madrid

Ronald Koeman ka folur për ndeshjen e sotme (16.15) ndaj Real Madrid.

Trajneri  i Barcelonës ka shprehur opinionin e tij dhe ka frymëzuar skuadrën .

“Kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe kjo gjë na dërgon të dielën akoma më të “uritur”.

Jemi shumë të emocionuar, të përgatitur fizikisht por edhe psikologjikisht.

Shpresoj që stadium të jetë i mbushur deri skajin më të largët, luajmë në shtëpi dhe tifozeria është në favorin tonë.

Kemi dhe një ditë kohë të mbetur, duhet të analizojmë hapsirën e fushës ku çalojmë.

Kam besim tek ekipi , mjafton të qarkullojmë topin ashtu siç duhet dhe rastet më pas krijohen hap pas hapi.”

Kështu është shprehur tekniku holandez , i karikuar dhe i gatshëm për sfidën e shumëpritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat