Bielsa: Ndaj Wolves meritonim më shumë

Futboll

Bielsa: Ndaj Wolves meritonim më shumë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:53
Bielsa: Ndaj Wolves meritonim më shumë

Një sezon më parë ishte befasia e Premier League, pro këtë vit Leeds po vuan jo pak, pasi ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 9 ndeshje dhe pozicionohet në pjesën fundore të tabelës së renditjes.

Së fundi skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa u ndal në barazim 1-1 ndaj Wolves, ndërsa trajneri argjentinas u shfaq i kënaqur me performancën e të tijve dhe deklaroi se meritonin të shënonim më shumë se një gol.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe patëm lojën nën kontroll.

Ndonëse nuk dominuam, kishim mundësi të shënonim më shumë se një gol, ndaj më vjen keq që dalim me vetëm një pikë nga kjo sfidë. Joe Gelhardt bëri një paraqitje shumë pozitive, sidomos pas minutës së 35-të, kur skuadra iu afrua më shumë”, deklaroi Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat