Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Futboll

Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:17
Ramadani flet pas humbjes së Prishtinës

Prishtina është mposhtur sërish nga Ballkani, kësaj radhe me rezultat 2:0.

Për kampionin në fuqi të Kosovës, kjo ishte humbja e dytë këtë edicion nga suharekasit, pasi ishin mposhtur edhe në xhiron e dytë me rezultat 0-1 në kryeqytet.

Largimi i Guathier Mankendas me karton të kuq ka qenë vendimtar për Prishtinën, teksa trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se sulmuesi i tij ka problem psikologjik.

“E pashë që Mankenda doli nga vetja, humbi kontrollin, u mundova ta qetësojë, është hera e dytë qe po i ndodhë, ndoshta është problem piskologjik tek ai, është faji 100% tek ai. Faulat e tij erdhën nga 60-70 metra larg portës tonë”, tha fillimisht Zekirija Ramadani për Art Sport.

Tutje Ramadani deklaroi se shumë faktorë kanë ndikuar në humbjen e kësaj ndeshje.

“Ka shumë faktorë për humbjen e sotme, faji kryesor është edhe tek ajo që mbetem me 10 lojtarë – por ne krijuam, kishim posedim sa kishim mundësi, goli i parë ishte vendimtar për këtë takim”, vazhdoi ai.

Prishtina këtë edicion ka realizuar pak, por ka pranuar shumë gola dhe ky është një problem për trajnerin shkupjan.

“Normal që mbrojtja ta sjellë titullin, sulmi ta fiton ndeshjen, ne s’kemi shënuar shumë, e kemi pranuar shumë gola, kemi humbur shumë takime që nuk na takon neve. Duhet secili të merr përgjegjësi për punën që bën”, tha Ramadani.

Pas 11 xhirove në Superligë, Prishtina zë vendin e pestë në tabelë me vetëm 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat