Suada Jashari - asistente e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë 

Futboll

Suada Jashari - asistente e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:23
Suada Jashari - asistente e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë 

Ish futbollistja e shquar e Kosovës, Suada Jashari, është emëruar asistente e selektorit të Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave, Armir Grima.

Suada shumë vite ka luajtur me sukses për Kombëtaren e Shqipërisë po ashtu edhe për ekipin Mitrovicës dhe disa skuadra të njohura shqiptare.

Ajo përveç që ka fituar shumë trofe, ka luajtur edhe në garat kualifikuese të Champions League. 

Image

Suada në të djathtë 

Së fundi ka qenë kryetrajnere e Mitrovicës, duke arritur suksese të jashtëzakonshme, fitoi titullin e kampionit dhe të Kosovës. 

Jo me kaq, Suada ka qenë edhe lojtarja më e mirë në Kosovë, e shpallur nga FFK. 

Ajo ka qenë prej mesfushoreve më të mira që ka pasur Kosova dhe kudo që ka luajtur ka qenë edhe truri i ekipit. 

“Është kënaqësi por edhe përgjegjësi të jesh asistente në Kombëtaren e Shqipërisë.

Shpresoj se do të jap më të mirën. Falënderoj për mbështetje Armir Grimën, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë ata që mbështesin futbollin e femrave. E imja është të angazhohem dhe së bashku me kolektiv të arrijmë objektivat që kemi para vetes”, tha Suada për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat