Dinamo kthehet te fitorja

Futboll

Dinamo kthehet te fitorja

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:57
Dinamo kthehet te fitorja

Dinamo i është kthyer fitoreve në Superiore duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korccë. Një duel i cili ndihmon blutë që të bëjnë hapa para në renditje.

Ndeshja ishte e vrullshme në start, pro me kalimin e minutave skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme e krijuan pak raste të rrezikshme,

Momenti që zgjidhi sfidën ishte në pjesën e dytë, kur Shkëmbi aktivizoi Skukën i cili i dha gjallëri sulmit. Ai nisi një pasim të artë për Haxhiun, i cili më pas dha pasimin për Çinedun. Ky i fundit bëri gjënë e duhur duke dërguar sferën në rrjetë, për të shënuar golin e vetëm të sfidës.

Gol që mjaftoi për të ngjitur Dinamon në renditje dhe për të lënë pas krahëve atë humbje të thellë ndaj Vllaznisë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje.

Skënderbeu-Dinamo 0-1
69′ Çinedu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat