Interi barazon me Juventusin në derbin e madh italian 

Futboll

Interi barazon me Juventusin në derbin e madh italian 

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:44
Interi barazon me Juventusin në derbin e madh italian 

Interi barazon me rezultat 1:1 në derbin e madh italian, në përballje me Juventusin, në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”.

Goli i futbollistit boshnjak, Edin Dzeko, nuk ishte vendimtar për zikaltrit.

Kampioni në fuqi bëri lojë të mirë por nuk mori tre pikë në luftë për kreun e tabelës. 

Sulmuesi boshnjak shënoi në portën boshe pas një topi të kthyer nga shtylla që e goditi (rreth 20 metra) Hakan Calhanoglu.

Në minutën e 89-të, Paulo Dybala nga penalltia barazon rezultatin 1:1. 

Pas javës së nëntë në Serie A, Napoli kryeson me 25 pikë, duke lënë pas MIlanin me 25, Interin 18, Romën 16 pikë, ndërsa Juventusi zë vendin e gjashtë me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat