Vjollca Izeiri do të ndajë drejtësi në Greqi 

Futboll

Vjollca Izeiri do të ndajë drejtësi në Greqi 

Nga: Shaban Sinani Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:15
Vjollca Izeiri ndanë drejtësi në Greqi 

Katër gjyqtare nga Maqedonia e Veriut Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri , Vesna Spirkoska-Tofiloska dhe Angela Rajçevska, do të ndajnë drejtësi  në ndeshjen  kualifikuese për Kampionatin botërorë të futbollit të femrave me reprezentacionit të Greqisë dhe asaj të Sllovenisë. 

Për referen nga Gostivari, Vjollca Izeiri, kjo ftesë për të ndarë drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit për femra paraqet edhe një dëshmi për përkushtimin e saj që ka ndaj futbollit.

Ajo deri më tani ka mbi 45 ndeshje që ka ndarë drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare, ndaj edhe ndihet krenare për punën e saj.  

”Është  normale që ndihem krenare pasi nuk është  punë e vogël të jesh pjesë e një kompeticioni botërore të futbollit. Edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Besoj se neve do të japim maksimumin që të jemi në krye të detyrës ” - deklaroi Vjollca Izeiri para nisjes për në Greqi.

Ndeshja Greqi – Slloveni do të zhvillohet  të martën 26.10.2021, me fillim në orën 19:00, në stadiumin “AEL Arena” në qytetin Larissa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat