Giroud flet për konfliktin me Mbappen

Futboll

Giroud flet për konfliktin me Mbappen

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 19:46
Olivier Giroud

Gjatë intervistës me podcastin e “Football Ramble” , Olivier Giroud iu rikthye konfliktit me Kylian Mbappé që ndodhi në Euro 2020.

“Për mua është e lehtë të flas për atë episod. E bëra tashmë në konferencën për shtyp dhe tashmë e kam sqaruar se çfarë ka ndodhur, shtypi ka zmadhuar gjithçka.

Dy ditë pas asaj përplasjeje të vogël, ne u sqaruam dhe ne menduam vetëm për ndeshjen e radhës”.

Sulmuesi francez i Milanit rrëfen zhgënjimin e tij që nuk ishte përfshirë nga Deschamps në raundin e fundit të thirrjeve, atë për finalen e katërt të Ligës së Kombeve.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk më mungojnë djemtë dhe uniforma e Francës është më e mira që mund të kemë veshur, prandaj u ndjeva pak i frustruar kur i pashë të fitonin pa mua, por më pas u gëzova shumë me triumfin që erdhi pas një europiani të komplikuar”.

Kështu është shprehur sulmuesi 35-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat