Kessie mund të largohet nga Milan

Futboll

Kessie mund të largohet nga Milan

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:28
Franck Kessie

AC Milan është duke pasur vështirësi në rinovimin e kontratës së mesfushorit Franck Kessie.

Mesfushori ka shkëlqyer te “Rossonerët” që nga arritja në “San Siro”, duke shënuar 31 gola në 188 ndeshje në të gjitha garat.

Por, kontrata i skadon në verë dhe Milan nuk dëshiron ta humb si yjet e tjerë në verën që lamë pas.

Pavarësisht që dy palët kanë shprehur dëshirë për të vazhduar  bashkëpunimin, sipas Calciomercato, negociatat kanë ngecur.

Raporti shton se Milan dhe Kessie mbesin të qetë, ngase ka më shumë se dy muaj para se lojtari të jetë i lirë të komunikojë me skuadra të tjera.

Në rast që marrëveshja nuk arrihet deri në janar, Milan më shumë gjasa do humbas edhe një tjetër lojtar si agjent i lirë.

Liverpool, Chelsea, Man United dhe Tottenham kanë qenë të lidhur me mesfushorin në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat