Ronaldo i irrituar me Greenwood-in

Futboll

Ronaldo i irrituar me Greenwood-in

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 00:12
Ronaldo dhe Greenwood

Lojtarët e Manchester Unitedit janë të zemëruar nga dështimet e Ole Gunnar Solskjaer me lojtarët sulmues dhe kanë vënë re që Cristiano Ronaldo është bërë dukshëm i irrituar me Mason Greenwood si rezultat.

Pozita e Solskjaer është në dyshime pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Liverpool (0-5).

Sipas ESPN, shqetësimet te disa lojtarët te Man Unitedit janë rritur, ngase Solskjaer nuk ka arritur të gjejë bashkëpunimin te dyshja Ronaldo dhe Greenwood.

Raporti shton se lojtarët e Unitedit janë në dijeni që Ronaldo dhe Greenwood nuk i pasojnë njeri-tjetrit topin shpesh dhe portugezi është bërë shumë i irrituar ngase mendon se 20-vjeçari merr vendime të dobëta.

Lojtarët e Unitedit nuk janë të lumtur me këto vendime teknike te Solskjaer dhe ndihen se ka probleme në skuadër.

Ronaldo ka kaluar katër ndeshje në Premierligë pa shënuar gol, gjë që është rekordi më i gjatë që kur ishte në Real Madrid në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat