Conte në pankinën e “Djajve të Kuq”

Futboll

Conte në pankinën e “Djajve të Kuq”

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:22
Conte në pankinën e “Djajve të Kuq”

Debakli ndaj Liverpulit dhe disfata 0:5 në Premierligë padyshim humbi besimin e pronarëve të  Man. Junajtedit ndaj trajnerit Ole Gunar Solskjaer dhe ata vendosën të ndryshojnë gjërat në pankinën e “Djajve të Kuq”.

Skuadra angleze është e gatshme t’i paguajë një shumë të madhe parash Solskjaerit, i cili ka kontratë deri në vitin 2024 dhe të sjell italianin Antonio Konte.

Sipas mediave italiane, Konte tashmë i ka dhënë dritën jeshile agjentit të tij për të pranuar ofertën pasi nuk dëshiron të humbasë shansin për t’u ulur në stolin e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë.

Në kohë të njëjtë do të kërkojë disa kushte që duhen plotësuar.

Konkretisht, Konte do të kërkojë nga drejtuesit që në dy afatet e ardhshme kalimtare të sjellin Nikolo Barelën nga Interi dhe Federiko Kieza nga Juventusi, si dhe të kërkojë edhe përforcime në mbrojtje që të luajë në formacionin e tij të preferuar në United 3-5-2.

Ardhja eventuale e Konte në pankinën e Junajtedit do të jetë pas dështimit të parë të Solskjerit, i cili ka tre ndeshje teje të komplikuara. Fillimisht takohen me Totenhamin në Premierligë, pastaj me Atalantën në Ligën e Kampionëve dhe derbi me Mançester Sitin në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat