Edhe një trajner tjetër refuzon stolin e Manchester Unitedit

Futboll

Edhe një trajner tjetër refuzon stolin e Manchester Unitedit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:41
Manchester United

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers nuk është i interesuar për të marrë stolin e Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” vendosen t’i besojnë trajnerit Ole Gunnar Solsksjaer edhe në ndeshjen ndaj Tottenham, pavarësisht humbjes së thellë nga Liverpool.

Rodgers ka qenë në listën e katër personave për të pasuar Solskjaer, me Antonio Conte, Zinedine Zidane dhe Erik ten Hag.

Por, Rodgers që ishte i lidhur me stolin e Tottenham në verë, nuk është i përgatitur që të largohet nga Leicester City.

Zidane gjithashtu ka refuzuar ta zëvendësojë Solskjera, derisa Conte thuhet se ka pranuar stolin, në disa kushte të veçanta.

Kontrata e Rodgers me skuadrën e Leicesterit skadon në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat