City dhe Bayerni në garë për De Jong

Futboll

City dhe Bayerni në garë për De Jong

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:53
Frenkie de Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong është ‘shënjestër’ e Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

24-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Barcelona që nga viti 2019, duke zhvilluar plotë 104 paraqitje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, holandezi është pjesë e skuadrës që nuk është duke përformuar mirë, ndërsa pritet të bëhen disa shitje në afatin kalimtar të radhës.

Sipas Calciomercato, klubet si Man City dhe Bayern janë duke monitoruar të gjitha zhvillimet rreth De Jongut.

Kontrata e De Jong skadon në vitin 2026 dhe në rast që bëhet ndonjë ofertë e lartë, Barcelona do ishte e hapur ta shiste.

City e vlerëson De Jongun si pasuesi i Fernandinhos, derisa Bayern e pëlqen futbollistin që t’iu bëjë garë mesfushorëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat