Situata e mbrojtësit shqetëson drejtuesit e PSG-së

Futboll

Situata e mbrojtësit shqetëson drejtuesit e PSG-së

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:07
Situata e mbrojtësit shqetëson drejtuesit e PSG-së

Tifozët e PSG duhet ende të presin për të parë në fushë Serxhio Ramos. Spanjolli  pritej të stërvitej me ekipin sot, por ka zhvilluar ushtrime i vetëm sepse nuk është gati për të luajtur.

E përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bënte të ditur se mbrojtësi do t’i bashkohej ekipit në stërvitjen e sotme. 34-vjeçari dëmtoi gjurin gjatë muajit korrik dhe nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë ekipin gjatë këtij sezoni. Ndeshja e fundit për Ramosin ishte në datën 5 maj kundër Çelsit.

Sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë të premten ndaj Lilës ne kampionat, por as të mërkurën tjetër kundër Lajpcigut, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Dëmtimet e shumta të Ramosit kanë shqetësuar drejtuesit e francezëve.

Mbrojtësi firmosi për dy sezone me PSG-në gjatë verës së kaluar pasiu afrua me parametër zero nga Reali Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat