Mourinho nuk fal 4 të tjerët!

Futboll

Mourinho nuk fal 4 të tjerët!

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:52
Kumbulla

Pas humbjes së rëndë 6-1 në Europa League nga norvegjezët e Bodø/Glimt, trajneri Josè Mourinho mori masa për të përjashtuar disa lojtarë protagonistë të asaj disfate nga ndeshja që më pas u barazua 0-0 ndaj Napolit.

Pesë prej tyre përfunduan në tribunë, pikërisht sulmuesi Borja Mayoral, mesfushorët Villar dhe Diawara dhe mbrojtësit Reynolds dhe Kumbulla.

Ky i fundit është rikthyer në dispozicion, pas tribunës së imponuar nga trajneri me Napolin.

Ai do të kthehet nga nevoja, duke pasur parasysh edhe dëmtimin e ri të fundit të Smalling.

Për ndeshjen e kampionatit kundër Cagliarit nesër, e mërkurë 27 tetor, Mourinho do të mare me vete vetëm shqiptarin, duke pasur parasysh nevojën për të sjellë një qendërmbrojtës dhe ka mbuluar repartin e mbrojtjes për javen e dhjetë të kampionatit.

Katër të tjerët nuk do ta ndjekin skuadrën, megjithatë, duke qenë se zgjedhja e Mourinhos do të vazhdojë, për të cilin tashmë pas ndeshjes në Europë kishte bërë të ditur: “I dija kufijtë e disa lojtarëve, nuk është diçka e re, por prisja një përgjigje më te mirë prej tyre!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat