United i jep ultimatum Zidanes

Futboll

United i jep ultimatum Zidanes

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:35
United i jep ultimatum Zidanes

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është objektivi surprizë i Manchester United për stolin.

Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga drejtori i Okdiario, Eduardo Inda, në El Chiringuito.

“E kam thënë javën e kaluar se United do Zidane. Një zgjedhje normale, duke parë se ai është trajneri me më shumë Champions në histori bashkë me Ancelotti-n”, ka thënë Inda.

“United i ka dhënë një ultimatum dhe nëse ai pranon, ata nuk do të kalojnë në planin B. Plani B është trajneri katalanas që ka kaluar një kohë të gjatë në Belgjikë dhe Angli: emri i tij është Bob Martinez…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat