Lojtarët më në formë në Evropë këtë sezon

Futboll

Lojtarët më në formë në Evropë këtë sezon

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:04
Lojtarët më në formë në Evropë këtë sezon

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema dhe sulmuesi tjetër i Liverpoolit, Mohamed Salah po kryesojnë garën e futbollistëve më në formë në Top 5 ligat evropiane.

Në një matje të statistikave nga faqja e njohur ‘Squawka’, Benzema dhe Salah rezultojnë të jenë dy më të mirët në Evropë për momentin.

Duke e llogaritur pjesëmarjen e golave në këtë edicion të ri 2021-22, Karim Benzema kryeson listën me 16 gola pjesëmarrës këtë sezon në La Liga, i ndjekur nga Mohamed Salah i cili ka qenë pjesëmarrës në 15 gola deri më tani në Premier Ligë.

Pas tyre, vijnë dy sulmuesit e Bundesligas, Erling Haaland i cili ka pjesëmarrjen të 12 golave këtë edicion, kurse Lewandowski pozicionohet në vendin e katërt me 11 gola pjesëmarrje.

Top 5-shen e mbyll, i talentuari i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz me 10 gola pjesëmarrje në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat