Tare ballafaqohet me Sarrin

Futboll

Tare ballafaqohet me Sarrin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:11
Tare ballafaqohet me Sarrin

Humbja kundër Veronës nuk është pritur mirë në kryeqytetin italian.

Në seancën stërvitore pas kësaj sfide, Sarri dhe Tare janë ballafaquar me njëri-tjetrin.

Sipas mediave përtej Adriatikut konfrontimi mes tyre ka qenë i gjatë, por në fund si drejtori sportiv shqiptar, ashtu edhe Lotito dolën përkrahë trajnerit dhe i premtuan besimin e tyre për më tej.

Ndërkohë Tare ka përfituar të zgjidhë edhe çështjet e rinovimeve. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka tërhequr veçmas Strakoshën dhe i ka zbuluar ofertën e klubit.

Një kontratë e re që do e blindojë gardianin shqiptar në Lacio për 4 vitet e ardhshme, ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Strakoshës i skadon kontrata dhe bardhekaltrit padyshim që nuk duan ta lëshojnë pa përfituar diçka në arkat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat