Reali dhe Barcelona synojnë fitore

Futboll

Reali dhe Barcelona synojnë fitore

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:20
Reali dhe Barcelona synojnë fitore

E mërkura vjen në ekranin e Supersport me sfida interesante të javës së 11-të të La Ligas dhe sfidën e javës së 3-të të Ligue 1 që u ndërpre për shkak të dhunës që krijuan tifozët në stadium dhe që do të startojë që nga minuta e parë në fushë neutrale mes Nice dhe Marseille.

Në Spanjë është dita e Realit të Madridit dhe Barcelonës që pas El Clasicos së të dielës vinë me humore të kundërta. Në orën 19:00 Barcelona e Ronald Koeman do të kërkojë të ringrihet pas disfatës në El Clasico pikërisht në transfertën e vështirë madrilene ndaj Rayo Vallecanos së Andoni Iraolas dhe Radamel Falcaos e Ivan Balliut, me madrilenët e vegjël që për momentin qëndrojnë një pozicion më lart se Barça në renditje, pikërisht në vendin e 7-të me 16 pikë.

Për blaugranat kjo sfidë mund të jetë ajo e duhura që Sergio Aguero ta nisë që nga minuta e parë, ndërkohë që mungesa të sigurta janë ato të Braithwaite, Frankie De Jong, Araujo dhe Pedrit.

Luan përballë një prej suprizave më të bukura të këtij sezoni edhe Reali i Madridit që në orën 21:30 në Santiago Bernabeu do të presë Osasunan me shpresën për t’u ngjitur përkohësisht në krye të La Ligas.

Në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe ndeshjen e orës 20:00 mes Real Betis dhe Valencias.

Ndërkohë takimi shumë i rëndësishëm i Ligue 1 mes Nice dhe Marseille që u ndërpre kur rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, çerek ore para fundit për shkak të mësymjes së tifozëve të Nice në fushë dhe dhunës ndaj lojtarëve të Marseille, do të riluhet sot në orën 21:00 nga fillimi në fushën neutrale Stade de l’Aube në Troyes dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat