Ferguson, ka një emër për pankinën e “Djajve të Kuq”

Futboll

Ferguson, ka një emër për pankinën e “Djajve të Kuq”

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:24
Ferguson, ka një emër për pankinën e “Djajve të Kuq”

Menaxheri legjendar i Man. Juanjtedit, sir Aleks Ferguson, ka bindur pronarët, vëllezërit Glejzer dhe nënpresidentin ekzekutiv Ed Vudvard, që t’i japin trajnerit Ole Gunar Solskjer, edhe një tjetër mundësi.

Problemi për trajnerin norvegjez është se skuadra ka një orar të rëndë dhe një gabim në sfidat e radhës do të thot shkarkim i trajnerit. Fillimisht Junajted do të luajë kundër Totenhamit, fundjavën e ardhshme, pastaj do të vizitojë Atalantën në Ligën e Kampionëve, dhe më pas është derbi i qytetit, kundër Man. Sitit.

Ferguson sipas mediave britanike raportohet se ka thënë se nuk beson në zgjidhjet afatshkurtra dhe ky ishte një mesazh për Antonio Konte-n. Italiani do të ishte i lumtur të ulej në stolin e Junajtedit, por ai njihet për temperamentin dhe konfliktet e shpeshta me drejtuesit dhe për këtë nuk qëndroi gjatë në stolat e Juventusit dhe Interit.

Për këtë arsye mediat britanike, raportuan se në garë për stolin e Junajtedit është edhe Zinedin Zidan, ndërsa lajmet e fundit thonë se Aleks Ferguson dëshiron që trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, të jetë Maurisio Poketinjo. Ky i fundit, është trajner i PSZH-së, por është nën presion të madh nga mediat dhe vazhdimisht është në shënjestër të kritikave, pasi skuadra që përfshin Nejmarin, Mbape, Mesi, nuk luan bindshëm dhe në mënyrë atraktive.

Për shkak të kësaj flitet gjithnjë e më shumë për shkarkimin e tij, por pritet një gabim në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi mund të shkarkohet deri në fund të vitit me një kusht, nëse drejtuesit e PSZH-së bien dakord me Zinedin Zidan, pas së cilës ai mund të kalojë te Junajtedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat