Salah kërkon një pagë faraonike

Futboll

Salah kërkon një pagë faraonike

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:45
Salah kërkon një pagë faraonike

Në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappes, nëse sulmuesi francez do të rinovojë apo do të largohet me parametër zero me destinacion të ri Realin e Madridit, drejtuesit e PSG dhe më konkretisht drejtori sportive Leonardo kanë nisur që tani nga puna për të gjetur pasuesin e mundshëm të Mbappe.

Një nga dëshirat e mëdha të drejtuesve të PSG është ylli egjiptian i Liverpool Mohamed Salah i cili është ende larg rinovimit të kontratës me klubin nga Anfield Road, pavarsisht ofertave të shumta që ka marrë nga The Reds.

Salah kërkon një pagë faraonike. 

Po ashtu edhe për kushte më të mira në aspketin financiar mund të vendosë edhe të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar projektit të sheikëve nga Katari te PSG. Aktualisht në transfermarkt kartoni i Mo Salah vlerësohet 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat