Kjo bukuroshe largohet nga puna për fyerje

Futboll

Kjo bukuroshe largohet nga puna për fyerje

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:55
Kjo bukuroshe largohet nga puna për fyerje

Gazetarja e televizionit spanjoll “TVE”, Lorena Gonzales, është hequr nga puna pas ofendimit racor që i ka bërë mesfushorit të Realit të Madridit, Eduardo Camavinga.

Në momentin e prezantimit të mesfushorit francez si lojtar i Realit, ai ka qenë veshur me një kostum të ngjyrës së zezë.

Për fat të keq, në këtë moment, gazetarja e “TVE”-së e ka pasur mikrofonin e saj të ndezur dhe është dëgjuar të komunikojë me kolegët duke thënë në adresë të mesfushorit francez: “Qenka më i z... se rrobat”.

Kjo sjellje e saj i ka kushtuar vendin e punës.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ajo ka kërkuar ndjesë për ofendimin, por kjo nuk i ka shpëtuar vendin e punës.

Duke folur për radio “Marca”, Lorena Gonzales ka thënë se e ndien gabimin dhe për këtë ka kërkuar më shumë se një herë ndjesë. “Kërkoj edhe një herë ndjesë për veprimin, por kurrsesi për sjellje raciste, sepse nuk jam e tillë”, ka thënë ajo për radio Marca”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat