Shqiptari nuk ndalet në Hungari

Futboll

Shqiptari nuk ndalet në Hungari

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:35
Shqiptari nuk ndalet në Hungari

Uzuni mbret i Kupës së Hungarisë, i shënon sërish dy gola!

Myrto Uzuni konfirmohet bomberi i Kupës së Hungarisë, teksa pas 9 golave të shënuar nga Hatvan në shtator, ka shënuar një tjetër dopietë në fazën e 1/16-ave ndaj skuadrës së Tokol.

Ferencvaros ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-7, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave dhe dërgoi topin në rrjetë dy herë, pasi ekzekutoi saktë dy penallti.

Myrto Uzuni është duke luajtur sezonin e tij të dytë me gjigantët hungarezë dhe është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në repartin e sulmit, ku shpesh ka shënuar gola me peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat