Batatina në procedurë disiplinore

Futboll

Batatina në procedurë disiplinore

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:39
Batatina në procedurë disiplinore

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 11-të të BKT Superligës dhe xhiros së 10-të të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022.

Pas verifikimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive gjeti prova për hapje të procedurës disiplinore ndaj:

Kryetrajnerit të FC ”Llapi” Tahir Batatina me nr ID.001144M77.

Pas përfundimit të ndeshjes Llapi- Drita në prononcim për media akuzon gjyqtarët e ndeshjes në krye me Genc Nuzën për ndikim në rezultat dhe se ja dhuruan pikët FC ”Drita”. Sipas xhirimit TV.

Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ”Llapi” Tahir Batatina. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00. njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat