Hoxha asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Futboll

Hoxha asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:21
Hoxha asiston në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit

Ish-asi i Ballkanit – Arbër Hoxha, ka qenë protagonist në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit.

Lokomotiva e Zagrebit u përball sot kundër Varazdin, ndeshje kjo në kuadër të Kupës së Kroacisë.

Ndeshja e zhvilluar prej orës 17:30, përfundoi me fitoren e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit, me rezultat 2-3.

Arbër Hoxha zhvilloi 57 minuta, ku edhe dhuroi një asist për të kontribuar në fitoren e skudrës së tij.

Hoxha u transferua këtë edicion te Lokomotiva, ku në pesë paraqitje, nuk ka asnjë gol, kurse ka asistuar një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat