Empoli - Inter, Ismajli e Bajrami nga minuta e parë

Futboll

Empoli - Inter, Ismajli e Bajrami nga minuta e parë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 20:31
Empoli - Inter, Ismajli e Bajrami nga minuta e parë

Interi do të tentojë sonte që të rikthehet te fitorja në Serie A, pasi në dy ndeshjet e fundit ka regjistruar një humbje dhe një barazim.

Kampioni në fuqi italian sonte do të luajë në udhëtim te Empoli, në ndeshjen e javës së dhjetë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Carlo Castellani”.

Te Empoli nga minuta e parë sonte do të luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami. Kurse, Kristjan Asllani dhe Samir Ujkani ndodhen në bankën e rezervistëve.

Formacionet zyrtare:

Empoli: Vicario; Stojanovic, Ismajli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Ricci, Bandinelli; Bajrami; Cutrone, Pinamonti.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco; Sanchez, Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat